Telegrafi

Capello synon finalen Angli-Itali

“Tash që kemi arritur të kualifikohemi, shpresoj se finalja do të jetë Itali-Angli. Nuk dua të jem sentimental, pasi tash jam duke punuar për Anglinë dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme”.

“Sigurisht nuk do ta këndoj himnin anglez, edhe pse gjithmonë është emocionale ta dëgjosh atë. Le të themi se parashikimi im realizohet, do të jem dyfish emocional kur të dy himnet kombëtare do të luhen”, ka thënë Capello.