Ish-trajneri i Milanit, Romës dhe Juventusit, Fabio Capello, thuhet se është bashkuar në garën për t’u bërë trajner i ardhshëm i Italisë.
Italia është pa trajner që nga shkarkimi i Giampiero Venturas pas dështimit për tu kualifikuar në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Pas këtij dështimi, te Italia u largua edhe kryetari i Federatës së Futbollit, Carlo Tavecchio dhe me këtë ka mbetur pezull puna e trajnerit.
Megjithatë, drejtuesit e përkohshëm të federatës kanë thënë se trajneri i ri do të zgjidhet me 20 maj të këtij vitit.
Shumë trajnerë të njohur si Antonio Conte, Roberto Mancini, Carlo Ancelotti dhe Max Allegri janë përmendur si trajner të ri të mundshëm, por tani garës i është shtuar edhe Capello.
Sipas mediumit italian Libero, ‘martesa midis FIGC dhe Capello është e mundur’ pasi trajneri u largua nga Jiangsu Suning të mërkurën, ndërsa ai mund të ishte ‘njeriu i duhur për të ringjallur Italinë’.
Dyshja rrallëherë kanë parë njëri-tjetrin në sy gjatë viteve, por federata po pëson reforma, me mbrojtësin veteran të Milanit, Alessandro Costacurta, aktualisht zëvendës-komisioner.
Capello nuk është i huaj në menaxhimin ndërkombëtar, pasi e udhëhoqi Anglinë në Kupën e Botës 2010 dhe Rusinë në Brazil katër vjet më vonë. /Telegrafi/