Fabio Capello ka thënë se ka qenë afër të arrijë marrëveshje me Paris Saint-Germainin kur ishte pjesë e Rusisë.
Trajneri e ka bërë të ditur këtë në ‘Canal+’ në Francë.
“Po ua tregoj një gjë, kam qenë shumë afër, më shumë se afër që të nënshkruaj me Paris Saint-Germainin”.
“Kur Leonardo u suspendua, ai më thirri vet. Kisha arritur marrëveshje me klubin, por isha në atë kohë edhe trajner i Rusisë”.
“Mu dukë si një tradhti për të lënë Rusinë në ato rrethana dhe ta marr punën te PSG. Ndoshta unë isha i gabuar, sepse në fund Rusia më ka keqtrajtuar. E kam humbur një mundësi të madhe për të trajnuar një klub të madh”, ka thënë Capello. /Telegrafi/