Telegrafi

Capello: Rooney ndër më të mirët me të cilët kam punuar

Capello ka po thuajse 20 vite përvojë si trajner dhe ka drejtuar ekipet si Milani, Real Madridi, Roma dhe Juventusi, ka punuar me numër shumë të madh të futbollistëve, por thotë se Rooney është një prej më të mirëve.

“Wayne Rooney është një prej talenëve më të mirë me të cilët ndonjëherë është stërvitur. Ai është si Raul, një futbollist shumë i rëndësishëm dhe një talent i madh. Çdo herë kur stërvitet, ai dëshiron të mësojë diçka të re dhe dëshiron të mbetet në fushën e stërvitjes sa më gjatë që është e mundur”, ka thënë Capello. /Telegrafi/