Telegrafi

Capello nuk shqetësohet pas shortit

“Nuk është keq. Kemi luajtur kundër SHBA-ve dhe Sllovenisë së fundmi në shtëpi, dhe kemi luajtur mirë, dhe i kemi mposhtur. Mirëpo, kur do të luajmë këtu (në Afrikën e Jugut) në qershor do të jetë ndryshe”.

“Algjeria mposhti Egjiptin dhe është një skuadër e mirë. Secili kundërshtar do të jetë i fuqishëm, sepse kur luan në Kampionatin Botëror, asnjë ndeshje nuk është e lehtë”, ka thënë Capello për BBC. /Telegrafi/