Telegrafi

Capello nuk do të bëhet trajner i Rusisë

Guus Hiddink braktisi postin e trajnerit të Rusisë për ta drejtuar Turqinë pas Kampionatit Botëror, ndërsa më herët mund ta drejtojë Bregun e Fildishtë.

Gjatë ndeshjes Chelsea-Manchester City, Capello është takuar me presidentin e Federatës ruse të futbollit, mirëpo burime pranë trajnerit italian thonë se ai nuk planifikon të bëhet trajner i Rusisë.

“Fabio është i përkushtuar te Anglia. Ai e dëshiron punën dhe jetën këtu. Ai ka marrëveshje deri në vitin 2010 dhe aq sa FA do të dëshirojë që ai të qëndrojë, ai planifikon të qëndrojë këtu”, ka thënë një burim. /Telegrafi/