Telegrafi

Capello: Messi më i mirë se Ronaldo

“Ka shumë lojtarë të mirë, jo vetëm dy. Janë Kaka, Ibrahimovic, Rooney, Gerrard. Por nëse flasim për lojtarë fantastik, atëherë ai duhet të jetë Leo Messi, pasi ai është i paparashikueshëm”, ka thënë Capello.

“Por nëse flisni për shënime të golave dhe përfundime, atëherë është Ronaldo. Ai mund të shënojë nga gjuajtjet e lira, me kokë, nga loja e hapur. Njëri është gjeni absolut, tjetri është gjeni i golashënimit”, ka shtuar italiani.