Telegrafi

Capello lavdëron akademinë e të rinjve të Arsenalit

“Jam shumë me fat, pasi kam pasur mundësinë të shikoj në akademinë e Arsenalit kur ekipi anglez është stërvitur dhe puna e tyre është jashtëzakonisht e mirë”, ka thënë Capello.

“Është një shembull i rëndësishëm për akademitë tjera angleze. Jam shumë i interesuar në akademitë e klubeve në Angli, por ata të gjithë duket se punojnë mirë. Jam shumë, shumë i lumtur për të ardhmen e Anglisë dhe mendoj se do të jetë edhe më e mirë”, ka shtuar italiani.