Telegrafi

Capello kritikon futbollin italian

“Ultra-tifozët dominojnë në Serie A. Nuk ka guxim që të përdoren ligjet kundër tyre. Në Itali ata që aktrojnë i fitojnë duartrokitjet, ndërsa Angli këta marrin fishkëllima”, ka thënë Capello për Sky Sport Italia.

Ish-trajneri i Realit të Madridit po ashtu ka thënë se nga ai kurrë nuk është kërkuar ta udhëheqë kombëtaren italiane, ashtu siç e bëri këtë Anglia.

“Kurrë nuk më kanë dashur në kombëtaren italiane ashtu siç ishte rast në Angli”, ka shtuar italiani./Telegrafi/