Telegrafi

Capello kërkon falje

“Fabios i vjen shumë keq për atë që ka ndodhur. Ne i kemi thënë Federatës Angleze se nuk do të ketë ndonjë vlerësim për lojtarët e Anglisë. Kështu, kur e pamë të kundërtën të nesërmen, nuk ishte një gjë me të cilën kemi qenë të kënaqur”.

“Nuk ka kurrfarë vlere komerciale në këtë për Capellon, ai është vetëm i interesuar që të krahasojë statistikat dhe të jap vlerësime personale. Nuk ka vlerësime të Capellos dhe tani kërkojmë që emri i tij të largohet nga titulli”, tha Pierfilippo Capello për The Sun. /Telegrafi/