Telegrafi

Capello jo plotësisht i kënaqur me fitoren ndaj Meksikos

Golat nga Ledley King, Peter Crouch dhe Glen Johnson i dhanë fitoren anglezëve, derisa i vetmi që u shënua nga meksikanët ishte ai i Guillermo Franco. Por Capello nuk ka qenë krejtësisht i kënaqur me paraqitjen e të zgjedhurve të tij, pavarësisht fitores.

“E di se meksikanët janë të mirë teknikisht, më të shpejtë se ne, dhe ishte vështirë ta marrim topin përsëri. Por kam mësuar shumë nga kjo ndeshje me gjendjen në fushë, pasi kam folur me lojtarët pas pjesës së parë”.

“Ne duhet të bëjmë presion më shumë. Jo të gjitha ekipet do të luajnë kështu – ky ishte një stil ndryshe. Por e dini, për mua është e rëndësishme të avancosh topin dhe ta fitosh atë përsëri shpejt”, ka thënë Capello. /Telegrafi/