Telegrafi

Capello i kënaqur me ekipin e Anglisë

Pas fitores në miqësoren e mbrëmshme prej 3-1 ndaj Egjiptit në Wembley, italiani kishte luksin të zëvendësojë në pjesën e dytë të ndeshjes Jermain Defoe me bashkëlojtarin e tij te Tottenham, Peter Crouch, dhe kjo u tregua një hap i qëlluar pasi shtatlarti u tregua vendimtar për fitoren e Tre Luanëve duke shënuar dy gola.

“Ai është një prej lojtarëve, një prej sulmuesve. Jam i lumtur. Kam mundësi të zgjedh nga shumë futbollistë, dhe kjo është gjë e mirë”.

“Në pjesën e parë të ndeshjes kishim shumë shanse, por nuk shënuam. Ndryshova disa lojtarë, por isha po ashtu i lumtur me pjesën e parë”, ka thënë Capello./Telegrafi/