Telegrafi

Capello: E kam në kokë listën përfundimtare

Italiani do të duhet të largojë nga skuadra provizore shtatë lojtarë, ndërsa shpreson se Gareth Barry të jetë i gatshëm për të luajtur.

“Unë i kam në kokë 22 lojtarët, i di kush janë ata. Janë po ata 22 që vendosa javën e kaluar. Asgjë nuk ka ndryshuar. Ne duhet ta presim Gareth Barryn. Ne do të vendosim për të pasi të marrim edhe konfirmimin përfundimtar se a do të jetë në gjendje të luajë në Botëror”, u shpreh Capello. /Telegrafi/