Telegrafi

Capello dëshiron të rikthehet në Real

Capello është pyetur nëse do të mendonte të rikthehet në Santiago Bernabeu gjatë verës dhe italiani ka thënë se ndoshta jo gjatë kësaj vere, por se dëshiron ta mbyllë karrierën me klubin spanjoll.

“Real Madridi është një prej atyre ekipeve që mbetet brenda jush. Por të drejtoj Anglinë gjithmonë ka qenë një prej ëndrrave të mia dhe për shkak të moshës që kam, dua ta mbylli karrierën në Real Madrid”, ka thënë Capello. /Telegrafi/