Telegrafi

Capello cakton Gerrard si kapiten të Anglisë

Ylli i lënduar i Manchester United, Rio Ferdinand, do të kishte qenë kapiten për takimin e sotëm, por mungesa e tij bëri që disa media të supozojnë se Terry do të rimarrë shiritin e kapitenit. Por Capello thotë se kjo nuk do të ndodhë dhe se Gerrard do të jetë kapiten për miqësoren e sotme.

“A mund të rikthehet Terry si kapiten? Mendoj jo. Kapiten i ardhshëm do të jetë Rio dhe për nesër (e mërkurë) kapiten do të jetë Steven Gerrard”, ka thënë Capello për Sky Sports./Telegrafi/