Telegrafi

Capello: Beckham duhet të luajë rregullisht

Beckham tash është duke u stërvitur me Milanin në përgatitje për të bërë rikthimin zyrtar të tij te rosonerët si i huazuar nga Los Angeles Galaxy.

“Sigurisht, do ta zgjedh atë nëse ai luan dhe nëse është fizikisht në formë. Nuk shoh në moshën e lojtarëve, shoh në kualitetet dhe Beckham ka shumë. Ai është serioz. Ai është një profesionist i madh”, ka thënë Capello./Telegrafi/