Telegrafi

Capello: Anglia është në gjendje ta fitojë Botërorin

“Ne kemi besim se mund ta fitojmë Botërorin. Përpos Argjentinës, ne kemi luajtur ndaj ekipeve më të rëndësishme që do të luajnë në Botëror, ndërsa kemi luajtur shumë mirë”.

“Unë e di vlerën e këtyre vendeve dhe unë besoj se Anglia mund t’i mposhtë që të gjitha. Lojtarët besojnë në të gjithashtu. Ju duhet ky besim dhe unë kam shumë besim në ekipin tim. Synimi im është të luajmë në finalen e Botërorit dhe unë do të duhet të punoj çdo ditë dhe të krijoj një grup me mentalitet fitues”, tha Capello për Daily Mail. /Telegrafi/