Telegrafi

Caparros, trajner i Spanjës?

Joaquin Caparros raportohet se është favorit i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) që të marrë në dorë kombëtaren Iberike.

Sipas AS, Angel Maria Villar, është dorëzuar në tentimin e tij për të bindur Del Bosquen për të vazhduar dhe Caparros i përshtatet figurës që kërkon kryetari i federatës spanjolle.

Caparros është një prej trajnerëve më të respektuar në Spanjë.

Nga ana tjetër, Del Bosque arriti sukseset më të mëdha me kombëtaren spanjolle në histori. /Telegrafi/