Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka ushtruar padi ndaj shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Qorrolli e ka paditur për shpifje deputetin Tahiri.
“Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i shoqëruar nga avokati im, Genc N. Kadriu, e kam dorëzuar Padinë për Shpifje, ndaj Abelard Tahirit, shefit shpifës të grupit parlamentar të PDK-së”, ka shkruar Qorrolli.
Qorrolli e quajti Tahirin “çapaçuli shpifës”, duke thënë se ai do duhet t’i tregoj tashmë gjykatës dhe përmes saj tërë opinionit publik sesi unë jam propozuar për gjyqtar nga benjaminet e tij politik të bashkëqeverisjes “Lista Serbe”.
“I ftoj mediat që për ta kuptuar të vërtetën, ta përcjellin ditëve në vijim seancën gjyqësore me rastin e kërkesës për caktimin e masës së sigurisë për ndalimin e shpifjeve kundrejt personit tim nga një shpifës ordiner si i padituri në fjalë”, ka shkruar Qorrolli. /Telegrafi/