Legjenda e Manchester Unitedit, Eric Cantona ka goditur fortë me deklarata bashkëkombësin e tij, mbrojtësin Patrice Evra.
Ish-kapiteni i Unitedit dhe Francës, Evra, u ndalua – pastaj u largua nga Olympique Marseille pasi kishte sulmuar me shqelm një nga tifozët e klubit të tij.
Incidenti i francezit kishte nxjerrë krahasime me akuzat se Evra bëri goditje “Kung- Fu” njësoj si Cantona në kohën sa ishte futbollistë i Djajve të Kuq.
Por, ish-sulmuesi francez ka theksuar se nuk është njësoj me Evran dhe se këto krahasime nuk qëndrojnë pasi për mbrojtësin nuk fol askush.
“Nuk mendoj se është situata shumë e ngjashme, ai goditi një përkrahës të ekipit të tij, ndërsa unë një huligan të ekipit të kundërt, por nuk ishte e njëjtë”, ka thënë fillimisht Cantona për FullTimeDevils.
“Unë kam qenë në Kinë kalova dy muaj e gjysmë atje duke luajtur në një film dhe në Kinë ata nuk flasin për Evran”.
“Nëse ai do luante për Unitedin ndoshta, por jo tani që ai është në Francë”.
“E di për këtë sepse të gjithë më thonë: “e keni parë atë”, por unë nuk e kam parë atë dhe nuk më intereson”, përfundoi ish-sulmuesi francez. /Telegrafi/