Eric Cantona ka vazhduar me ironizimet e tij dhe kësaj radhe ylli brazilian Neymar ishte viktima e tij.
Ish-ylli francez i Manchester Unitedit njihej për golat e shumtë të shënuar dhe u bë idhull i tifozëve në Old Trafford.
Megjithatë, Cantona njihet edhe për temperamentin e tij ku shpeshherë përplasej me futbollistët kundërshtar.
Përveç futbollistëve, francezi ishte ndeshur edhe me një tifoz kundërshtar dhe pamjet tek godit me shqelm tifozin ende janë të pastra.
Edhe pas pensionimit Cantona ka vazhduar me gjëra kontroverse, por kësaj radhe në studio televizive, ku shpeshherë është i ftuar si analist.
Cantona gjithashtu ironizon kohë pas kohe me disa futbollistë për shkak të stilit të tyre të lojës, por edhe për dukjen e tyre.
I fundit që ka përfunduar si viktimë e ironisë së francezit është ylli i kombëtares braziliane, Neymar.
Neymar është ironizuar për shkak të frizurës së tij të re, ku Cantona në një postim të tij ka vendosur shpageta mbi kokë sikurse kaçurrelat e brazilianit. /Telegrafi/