Telegrafi

Cantona e bëri para 21 vitesh, skena rikthehet në futbollin kilian: Lojtari e godet tifozin me shqelm në kokë! (Video)

Futbollisti i klubit kilian Audax Italiano, Sebastian Pol, ka përfunduar në paraburgim dhe rrezikon tre vjet e gjysmë burg, pasi e ka nokautuar një tifoz.

Ai ka thënë se gjatë gjithë ndeshjes ka duruar ofendime dhe më nuk ka mundur, saqë ka shkuar afër tifozëve dhe njërin prej tyre e ka goditur fuqishëm me këmbë në kokë.

“Më ka ofenduar dhe më ka pështyrë. Fatkeqësisht, reagova në mënyrë joprofesionale”.

“E di se ajo që kam bërë është e gabuar dhe i kam borxh t’i kërkoj falej tifozit. Nuk kam dashur ta godas, por vetëm desha ta frikësoj”, ka thënë Pol pas ndeshjes.

Goditja e tij shumëkënd e ka kujtuar në veprimin e legjendës Eric Cantona, i cili në vitin 1995 e kishte nokautuar një tifoz të Crystal Palace. /Telegrafi/