Xhavit Novolani
Dizajner
jawiibagskosova@gmail.com
Pasi po flasim specifik për çantat e mbrëmjes, duhet të kemi parasysh se zgjedhja e saj është sfidë e vërtetë dhe kërkon një kujdes të madh.
Përmes këtij artikulli do të përpiqem të jap ca këshilla, që do t’ju ndihmojnë në zgjedhjen e çantës adekuate për mbrëmje.
– Preferohet që çanta e mbrëmjes të jetë e vogël, sa i përket madhësisë. Mjafton që të akomodojë imtësitë, siç janë të hollat, telefoni, buzëkuqi dhe ndonjë kozmetikë tjetër.
– Tekstura e çantës gjithashtu kërkon kujdes të veçantë dhe gjithherë duhet ta plotësojë teksturën e fustanit. Një fustan pambuku i kombinuar me çantë të lëkurës, gjithherë do të impresionojë publikun.
– Blerja e çantës në anën tjetër është sfidë në vete. Sidomos nëse kemi pak buxhet dhe kërkojmë çantë të lirë. Blerja merr shumë kohë, pasi që dyqanet e çantave shesin çanta përafërsisht të njëjta, por me çmime të ndryshme. Në përgjithësi çmimi e përcakton dhe kualitetin, por, ndonjëherë çanta e blerë lirë, mund të na befasojë për të mirë. Apo dhe e kundërta.