Site icon Telegrafi

Çanta të bukura dhe praktike

Aksesorët në stilin tuaj kanë të bëjnë me bylyzykët, varëset, vathët, syzet të cilët kanë filluar të përdoren si aksesor bukurie jo vetëm për funksionin e tyre të dobishëm në mbrojtjen e syve, pa harruar të theksojmë rëndësinë që çantat kanë në stilin e çdo personi.

Një stil i thjeshtë, ekstravagant, çdo gjë në bazë të karakterit dhe personalitetit të çdo femre kërkon gjithmonë që të perfeksionohet me të gjitha detajet. Prandaj dhe në pamjen e femrës ka një rol të rëndësishëm zgjedhja e çantës.

Kryesisht çantat i blini në bazë të madhësisë, komoditetit që ju nevojitet për punën e përditshme, shkruan modeandmakeup. Nëse keni një angazhim në të cilin duhet ta mbartni me vete objekte të shumta, normalisht do t’ju duhet të keni një çantë me përmasa të mëdha. Mos harroni se çantat e mëdha këtë vit janë një detaj shumë fashion, madje mjafton vetëm ajo si element dhe ju mund të konsideroheni një femër me stil edhe pse ndoshta mund të jeni veshur shumë thjeshtë.
Çantat e vogla janë kryesisht për evenimentet e veçanta, këto çanta shoqërohen me fustane elegante, dinjitoze, ku ju duhet të paraqiteni sa më e bukur dhe me stil. /Telegrafi
 

Exit mobile version