Nëse veç keni qenë duke e kërkuar një aksesor të inspiruar nga vitet e 90’ta, atëherë çanta e Alexander Wang me diamante është diçka që patjetër duhet ta keni.
Kjo çantë tekstili vjen e zbukuruar me xham të prerë në formë kristali dhe mban një ngjyrë të ndritshme rozë, transmeton Telegrafi.
Çanta ka edhe një mbajtëse praktike e cila është e lëkurës.
Me një çmim prej 700 dollarëve, çanta Alexander Wang është aksesori luksoz që i përshtatet çdo kombinimi.