Telegrafi

Çanta që kushton 39.000 dollarë

 Përkundër çmimit të lartë, kjo çantë shitet mirë dhe femrat me kuletë të trashë janë të çmenduar pas saj.

Çanta është e ndërtuar nga lëkura e krokodilit, ndërsa kushton madje më shumë sesa çanta Hermes Birkin për të cilën ëndërron secila femër.

Ashley Olsen ka deklaruar se përkundër krizës ekonomike, këto çanta po shiten shumë mirë, gjë që e konfirmon kualitetin e tyre.

Në koleksionin e tyre, motrat e famshme kanë edhe forma tjera të ndryshme të çantave nga i njëjti material, por që kushtojnë më lirë për rreth 4.000 dollarë. /Telegrafi/