Telegrafi

Çanta i ngecë në mes të dyerve të autobusit, tërhiqet zvarrë nëpër rrugë (Video, +16)

Nxënësi me mbiemrin Liu nga Anshun i Kinës, është tërhequr zvarrë nëpër rrugë, pasi që dyert e autobusit janë mbyllur dhe çanta i ka mbetur mes tyre.

Filmimi i postuar më poshtë, e tregon 11-vjeçarin që nuk mund të largohet, ndërsa shoferi vazhdon rrugën pa ditur se çfarë po ndodhte, transmeton Telegrafi.

Tmerrit të fëmijës i vije fundi, pasi udhëtarët lajmërojnë se ai është i kapur në mes të dyerve.

Megjithëse është frikësuar në masë të madhe, nuk ka përjetuar ndonjë lëndim nga ky rast. /Telegrafi/