Site icon Telegrafi

Çanta me flokë të njeriut, JaWii Human – risi në modën botërore

Lul Blaka
(ekskluzive për telegrafi.com)

JaWii Human, siç quhet risia e re në botën e modës, u paraqit për herë të parë në Fashion Weekend në Tiranë, që për herë të dytë organizohet nga BConcept Studio, udhëhequr nga Bora Kokëdhima.Në fakt u deshën disa javë punë e palodhur e artistit të njohur Valdet Cimili dhe themeluesit të brendit Xhavit Novolani, që çanta me flokë të njeriut të dal në dritë. Vullneti nuk ka munguar duke pasë parasysh dashurinë për artin dhe për krijimet unike, që kanë Xhaviti dhe Valdeti.Jo rastësisht, u zgjodh Bconcept’s Fashion Week, event ku çanta të ekspozohet për herë të parë. Ky organizim i modës, që është më i madhi dhe më seriozi në trojet shqiptare, përveç që ishte madhështor, është dhe dritare e modës shqiptare në botë. Ndërsa, koleksioni i plotë i çantave, ku përfshihej dhe JaWii Human, doli dhe më madhështor pasi që modelet ishin të veshura me koleksionin “Savages” nga Bora Kokëdhima, e cila është bërë ambasadore e modës shqiptare në botë.JaWii Bags, brendi i parë shqiptar i çantave hyrë tashmë në vitin e dytë. Çanta unike JaWii Human, nuk është as e para e as e fundit e krijimeve “haute couture” të Xhavit Novolanit. Bota e modës edhe më tutje do të befasohet nga JaWii Bags. /Telegrafi/
 

Exit mobile version