Telegrafi

Çanta e rënda, dëmtojnë shpinën e fëmijëve

“Kur çanta përdoret si duhet, ajo bëhet një mjet i vërtetë ndihmës që nuk dëmton shëndetin e fëmijëve”, përcjell EverydayHealth deklaratën e dr. Melanie Kinchen.
Lëndimet krijohen kur çantat janë shumë të rënda dhe kur mbahen ose ngrihen gabimisht.

Prindërit dhe mësuesit duhet t’i mësojnë fëmijët se si të ngrehin dhe bartin çantën, ndërsa ekspertët sjellin disa këshilla:
* Çantat më të mira janë ato anatomike.
* Zgjidhni çantën, madhësia e së cilës i përshtatet fëmijës suaj ose zgjidhni atë me rrotëza që fëmija juaj të mos ketë nevojë të bartë çantën.
* Të dy rripat e çantës shtrëngoni në mënyrë të njëjtë për të shpërndarë barabartë peshën e çantës.
* Librat ose fletoret më të mëdha lërini më afër shpinës dhe largoni çdo gjë që është shumë e rëndë.
* Mësoni fëmijën të mbajë çantën si duhet, që të ulet deri te çanta dhe ta ngrejë duke përdorur këmbët, jo shpinën.
* Fëmija le të mbajë vetëm gjërat e domosdoshme, të tjerat le t’i lërë në shtëpi. /Telegrafi/