Telegrafi

Çanta e mbingarkuar shpëtoi nxënësin nga shtypja prej veturës (Video, +18)

Nxënësi i paemëruar nga Kina, ka shpëtuar pa asnjë lëndim nga aksidenti, vetëm falë çantës së shpinës.

Derisa po lidhte lidhëset, një Mercedes jashtë kontrollit e ka futur përfund, por ngarkesa që kishte pas bllokoi rrotën dhe shmangu shtypjen, transmeton Telegrafi.

“Hera e parë që çanta e mbingarkuar e shkollës, i solli nxënësit ndonjë dobi”, ka qenë një koment për ngjarjen.

Më poshtë mund të shihni momentin dramatik, si dhe ndihëm që dhanë kalimtarët për ta larguar. /Telegrafi/