Telegrafi

Çanta e gjetur ne Bruksel kishte armë biologjike (Foto)

Sipas disa medieve belge, në çantën e Abderrahman Ameuroud, të arrestuar më 25 mars në Schaerbeek, kishte materiale për një armë biologjike.

Në fakt, së bashku me tre kartat e identitetit, kishte një “qese plastike me ekskremente dhe testikuj kafshësh:, një kombinim elementësh që, nëse përzihet me dhjetëra ditë në një mjedis të errët, mund të shkaktojë një reaksion toksik”.

Ndërkohë, Mohamed Abrini, xhihadisti i arrestuar të premten dhe që pretendon se është burri me kapele gjatë sulmit në aeroportin e Zaventem, ishte gati të godiste sërish në Francë së bashku me disa terroristë të tjerë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar prokuroria federale belge.

Abrini dhe bashkëpunëtorët e tij po planifikonin një atentat në Francë, por “të kapur në befasi nga hetimet”, sipas prokurorëve, ai vendosi, duke parë edhe urgjencën, që të godiste