Telegrafi

Çanta e duhur për pushime

Çantat e plazhit mund t’i gjesh në çfarëdolloj materiali: prej pëlhure, rrobë, plastike, pambuk…kur temperaturat rriten, nuk këshillohet përdorimi i çantave që në përmbajtje të tyre kanë dyllë, plastikë, apo gomë. Këto lloj çantash nxehen shumë shpejt dhe bëhen të dëmshme për lëkurën.

Kini parasysh që çanta juaj e plazhit duhet të mbajë brenda një peshqir të madh. Pra, është mirë që ta zgjidhni aq të madhe, sat ë mund të transportoni të gjithë aksesorët kryesorë gjatë verës.

Forma klasike (pra katrore, me rripa disi të gjatë dhe e bollshme) dhe ajo në formë thesi, janë interesante. Sidomos nëse kanë xhepa. Këto çanta mund ti mbash në dorë, po ashtu dhe në krah (shpatulla). Lërini mënjanë çantat e shpinës, ato nuk mbahen pasi termometri i kalon 25 gradët (krijojnë shumë djersë).

Përsa u përket çantave të kashtës, edhe pse në modë, mund të mbahen vetëm në duar: rripi është shumë I shkurtër për t’u hedhur në krah. Përveç kësaj, kur është shumë e rëndë, kashta mund t’u krijojë irritime dhe mund tu lejë dhe shenja.

Çantat e lëkurës, apo në material të shtrenjtë nuk janë të këshillueshme për plazhin dhe është mirë ‘ti lini në shtëpi: vjedhjet në det janë të zakonshme, sidomos nëse jeni futur në ujë.

Çfarë të fusim brenda?

Për të mos harruar:
– peshqirin tuaj dhe rrobat e banjos, nëse nuk i keni veshur
– një shishe ujë
– kremin tuaj mbrojtës të diellit
– syzet e diellit
– çelësat dhe lekët: kini parasysh që ti fshihni në një xhep, apo në një portofol, në mënyrë që të mos humbisni asgjë, ndërsa nxirrni nga çanta sende të ndryshme.

Aksesorë thelbësorë:
– një krehër për të shngatërruar flokët (kur zhytemi në ujë, flokët gjithnjë ngatërrohen)
– një produkt që mbron flokët nga dielli, kripa dhe rëra
– një shkëlqyes buzësh për ti hidratuar ato
– ilaçe për shqetësime të lehta: leukoplast, hapa për dhimbjen e kokës dhe një qetësues për djegien nga kandilat e detit.

Këshilla
Për të shmangur daljen e kremit nga kutia, apo tubeti ku ai mbahet është e këshillueshme të përdoret një çantë e vogël plastike. Në treg ka modele të ndryshme praktike dhe trendi. Këto janë të nevojshme edhe për të organizuar më së miri objektet tuaja personale Brenda çantës. Kjo është dhe mënyra më e mirë për të gjetur menjëherë çelësat për shembull, pa na u dashur, siç bëjmë zakonisht të “shkalafitim” gjithë çantën.

/Telegrafi/