Të gjithë ata që duan të kenë një bark të fryrë dhe të lëshuar, por pa ngrënë ushqime të tepërta, tani mund ta kenë çantën që duket sikur bark.
Imazhet e shpërndara në internet, tregojnë format e ndryshme të mbajtëses, që kanë të vizatuar kërthizën dhe qimet, njëjtë sikurse kjo pjesë e trupit që për shumicën është e padëshiruar, transmeton Telegrafi.
Megjithëse kanë pamje të pazakontë, fotografitë kanë marrë shumë pëlqime, teksa shikuesit kërkuan të kenë një të tillë.
Por, nuk bëhet e ditur se si mund të porositet, apo sa kushton për ta blerë. /Telegrafi/