“Nëse objekti është i ndërtuar në mënyrë ligjore ose joligjore, për këtë do ë vendosë gjykata. Unë tani kur do të rifilloj ndërtimin e objektit, do ta ndërtoj sipas standardeve të njejta. Pres që Këshilli gjyqësor të sjell vendim të drejtë”, tha pronari i kompleksit banesor “Kosmos”, Fijat Canoski në seancën e parë të procesit gjyqësor në Gjykatën Penale Shkupi 1, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Paraprakisht, prokurori i PSP-së, tha se Nikolla Gruevski ka kërkuar që objekti “Kosmos” të rrënohet me dinamit. Në këtë lëndë gjyqësore, të cilin sipas ndarjes së re e gjykon Ognen Stavrev, i akuzuari i parë është ish lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski. Krahas tij ka edhe 6 të akuzuar tjerë: ish ministri Mile Janakieski, ish kryetari i komunës Gazi Baba, Toni Trajkovski dhe katër të akuzuar tjerë.
Dëmi material nga rrënimi i këtij objekti vlerësohet në 16 milionë euro dhe nga prokuroria thuhet se ka dëshmitarë, por edhe dëshmi audio-vizuale. Sipas tyre, vepra penale është një hakmarrje politike nga ana e tre të akuzuarve kryesorë ndaj Fijat Canoskit./Telegrafi/