Telegrafi

Canoski: Gjykatësja porote është korruptuar nga mafia

Biznesmeni Fiajat Canoski i cili është i dëmtuari në rastin ‘TNT’, pas dorëheqjes së gjyqtares porote dhe vendimin që gjykimi të nis nga fillimi, shprehet i bindur se gjithçka që po ndodh është nën komandën e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.

“Gjysmë ore para fillimit të gjykimit, gjyqtarja porote ka dhënë dorëheqje. Dyshoj se ka dhënë dorëheqje vetë, është korruptuar nga mafia që sundon në Maqedoni apo është kërcënuar. Kur them mafia, mendoj për Gruevskin, Janakieski bashkërisht me TOni Trajkovski të cilët rrënuan. Unë jam i bindur se gjithçka është nën komandën e Gruevskit nga Budapest”, thotë Canoski.

Ai thotë se të akuzuarit presin që përsëri OBRM-PDUKM të vijë në pushtet dhe gjatë gjithë kohës zvarrisin procedurën e gjykimit.

“Presin që në zgjedhjet e ardhshme të fitojnë dhe përsëri të sundojë ‘gjyqësia svarovski’, dhe kështu ata do të shpëtohen nga krimet që i kanë bërë”, tha mes tjerash Canoski./Telegrafi/