Telegrafi

Canon kërkon të bashkëpunojë me një prodhues të telefonave të mençur

Deri më tani kemi parë një numër bashkëpunimi mes prodhuesve të telefonave të mençur dhe atyre të kamerave, dhe ky bashkëpunim i fundit nuk është edhe një befasi aq e madhe.

Sipas një informatori të besueshëm në Weibo të Digital Chat Station, marka e njohur e kamerave, Canon, po kërkon që të bashkëpunoj me një prodhues të telefonave të mençur.

Meqenëse tashmë kemi bashkëpunimet Oppo/OnePlus-Hasselblad, vivo-Zeiss dhe Xiaomi-Leica, kjo i lë Apple, Samsung, Huawei, Asus, Google, Realme, Honor, Sony dhe Motorola si kandidatë të mundshëm për një partneritet Canon, shkruan GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Apple, Samsung dhe Google nuk janë lloji i kompanive që do të ndiqnin një bashkëpunim të tillë, ndërsa Sony ka departamentin e vet të kamerave, kështu që ndoshta është e sigurt që t’i përjashtoni nga lista e kandidatëve të mundshëm.

Duke e ditur që Digital Chat Station e ka bazën në Kinë dhe se ky thashethem ka dalë nga atje, atëherë bashkëpunëtori i Canon mund të jetë një kompani kineze sikurse Realme, Honor apo edhe Huawei. /Telegrafi/