Telegrafi

Cannavaro nuk është i penduar që braktisi Realin

“Real Madridi? Nuk kam asnjë nostalgji ose shqetësim. Kam mundur të pres deri pas zgjedhjes së presidentit dhe të bisedoj për kontratë të re, por pas ofertës së Juves nuk munda të hezitoj”.

“Kemi një grup të shkëlqyer këtu dhe dëshirojmë të fitojmë dhe të ofrojmë spektakël me kampionët tanë”, ka thënë Cannavaro për “Tuttosport”.