Telegrafi

Cannavaro mungon kundër SHBA-ve

Kapiteni i Azzurëve e ka lënduar pulpën e këmbës dhe ekziston frika që ai mund të mungojë gjatë gjithë turneut, ngjashëm sikurse i ndodhi në Kampionatin Evropian ë vitit 2008.

Mediat njoftojnë që mbrojtësi i Juventusit nuk është stërvitur të premten, ndërsa mjeku i përfaqësueses së Italisë, Enrico Castellacci ka deklaruar se ai nuk do të mund të luajë të hënën.