Telegrafi

Cannavaro mban premtimin, udhëton 254 km me biçikletë pasi Napoli e fitoi Scudetton

(Foto: Instagram/fabiocannavaroofficial)

Fituesi i Kupës së Botës dhe Topit të Artë, Fabio Cannavaro, e ka mbajtur premtimin e tij për të udhëtuar me biçikletë nga Roma në Napoli nëse skuadra e tij e zemrës do ta fitonte Scudetton.

Mbrojtësi legjendar ka lindur dhe është rritur në Napoli duke luajtur për klubin njësoj sikurse vëllai i tij i vogël, Paolo, ndërsa ka luajtur edhe për klube, si Parma, Inter, Juventus e Real Madrid.

Tash, 49-vjeçari mbetet një tifoz i flaktë i Partenopei dhe ishte zotuar se do t’i bënte 254 kilometra me biçikletë (nga Roma në Napoli) në rast se ekipi i tij i dashur do ta fitonte titullin pas 33 vitesh.

Lexo po ashtu Ibrahimovic zgjedh 11-shen më të mirë me bashkëlojtarët që ka luajtur, emëron edhe veten pjesë të formacionit

Pasi të zgjedhurit e Luciano Spallettit e arritën këtë qëllim, Cannavaro duhej ta mbante fjalën dje kështu ka udhëtuar me një grup miqsh.

Për ta bërë zyrtar mbajtjen e fjalës, ai ka publikuar imazhe nga udhëtimi në rrjetet sociale. /Telegrafi/