Telegrafi

Cannavaro: Juventusi thjesht nuk fiton

Mbrojtësi pësoi lëndim të kofshës në barazimin 1-1 kundër Livornos gjatë të shtunës, dhe thotë se Juventusi thjesht është i pafat.

“Sistemi gjithmonë varet nga ajo se si ju i drejtoheni ndeshjes dhe nga shpirti me të cilin luani. Ne u përpoqën me këtë taktikë për të parën herë. Kishte aspekte pozitive dhe negative. Kjo është vetëm një prej gjërave negative dhe duket se ne nuk mund të fitojmë për momentin. Këtë e kemi pasur në dhjetë ndeshjet e fundit”.

“Është turp pasi dhamë gjithçka gjatë javës. Gjithmonë kam thënë se e vetmja zgjidhje është puna e palodhshme. Po ashtu shpresojmë të rikthehen disa lojtarë, pasi vërtet mungojnë shumë”, ka thënë Cannavaro./Telegrafi/