Telegrafi

Cannavaro: Juve i ka 29 skudeto

Cannavaro ishte pjesë e Juventusit që arriti te titulli i Serie A në sezonet 2004/05 dhe 2005/06, skudeto të cilat më vonë iu morën këtij klubi. Por kapiteni i kombëtares italiane beson se biankonerët vazhdojnë të kenë 29 dhe jo 27 skudeto të fituara.

“Sa skudeto ka fituar Juve? Për mua janë 29, dhe ato dyja që na janë marrë, unë ende i ndjej si të miat. Medaljet të cilat i fituam ende i ruaj në shtëpi”, ka thënë italiani./Telegrafi/