Telegrafi

Cannavaro i thotë Terryt: Nuk mund ta mposhtësh Capellon

Terry doli publikisht me ankesat e tij ndaj taktikave të Capellos gjatë të dielës. Por atij i është tërhequr vëmendja nga ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe Juventusit, Cannavaro, i cili ka luajtur për Capellon në nivel klubi dhe njeh mirë mentalitetin e tij.

“Fabio është bosi. Nëse nuk kuptoni se Fabio është bosi, shumë shpejt do të jeni jashtë ekipit. Kur ishim në Madrid, David Beckham ishte lojtari më ikonë në botë, por Fabio nuk kishte frikë të tregojë se kush është bosi”, ka thënë Cannavaro.

Italiani megjithatë beson se Capello do të mund ta drejtojë me sukses edhe më tej kombëtaren e Anglisë gjatë Kupës së Botës. /Telegrafi/