Bardhezinjtë kanë vazhduar me formën e dobët edhe fundjavën që shkoi, duke nxitur protesta të tifozëve, ndërsa klubi ka vendosur për mosshkarkimin e trajnerit Ciro Ferrara.
“Rezultatet në muajin e fundit kanë qenë të pakta. Duhet të punojmë më shumë dhe të japim më tepër”.
“Na nevojitet rikuperimi i lojtarëve të lënduar dhe na duhet pakëz fat, sepse gjithmonë pranojmë gol nga aksioni i parë (i kundërshtarit)”.
“Shpresojmë që viti i ri të na sjellë rezultate më të mira”, ka thënë Cannavaro. /Telegrafi/