Telegrafi

Cannavaro: Cassano nuk do ta kishte ndihmuar Italinë

Mungesa e Cassanos është kritikuar për kampanjën e dështuar të Azzurëve. Por, mbrojtësi në largim i Juventusit nuk mendon kështu.

“Nuk shoh ndonjë lojtarë fenomenal rrotull. E respektoj Cassanon, por ne kemi luajtur dy Kampionate Evropiane me të dhe nuk e kemi fituar asnjërin. Duhet t’i shohim të gjitha faqet. Nëse mbetemi të fiksuar pas kësaj pike, do të shkojnë edhe 26 vite të tjera derisa të fitojmë Kupën e Botës dhe Italia nuk mund t’ia lejojë vetes këtë”.

“Nuk jam i turpëruar të them se pas 14 vitesh loje për Italinë, kam qarë. Por asgjë nuk mund të fshijë atë që bëmë në vitin 2006, pasi nëse kjo fanellë është e rëndë, është për shkak të katër yjeve që i kemi vendosur në të”, ka thënë Cannavaro. /Telegrafi/