Telegrafi

Canizares portieri më i mirë në historinë e Valencias

Sondazhi është realizuar nga revista Amunt, sipas të cilës portieri spanjoll është më i preferuari i tifozëve nga Mestalla.

“Krejt që mund të bëj është të falënderoj të gjithë lexuesit dhe përdoruesit (e faqes së internetit) për votat dhe mbështetjen e tyre për këtë nderim”.

“Jam skajshmërisht krenar që jam pjesë e historisë së një klubi siç është Valencia”, ka thënë Canizares. /Telegrafi/