Telegrafi

Cani: Vendimi i Bankës së Shqipërisë, i vonuar

Sipas tij, një ulje e tillë është një veprim rutinë, i cili nuk do të ketë efektin e parashikuar, siç është shtimi i kreditimit, si dhe një lehtësim sadopak të këstit të kredive në lekë.
Sipas tij, një vendim i tillë është i vonuar.

“Nëse do të ishte marrë një vendim i tillë gati dy vjet më parë, normat e interesit për bonot e thesarit, për kreditë, por edhe kostot në buxhet nuk do të ishin kaq të larta”, tha Cani.

Një ditë më parë Banka e Shqipërisë uli koston e parasë me 0.25 %, si një masë kjo, e cila do të ndikojë në rritjen e konsumit në vend, në kushtet kur inflacioni është nën kontroll dhe nuk përbën kërcënim. /NOA/Telegrafi/