Komentet e Arian Çanit në lidhje me seksualitetin e Shpat Kasapit u bënë temë e mediave rozë këto ditë.
Gjatë një interviste për emisionin Thumb, prezantuesi i emisionit Zonë e Lirë e sqaroi këtë çështje duke theksuar se ai kishte folur për Ricky Martinin (të cilin e imitoi Shpati) dhe jo për këngëtarin shqiptar, porse ishte keqkuptuar.
Nga ana tjetër, Shpati kishte deklaruar se komentet e tij ishin të rënda, porse gjithçka ishte kalimtare.
Ndërsa një nga pyetjet e gazetarit ishte se në qoftë se ai ishte homoseksual a do ta pranonte publikisht.
“Do ta tregoja menjëherë”, ishte përgjigja e moderatorit. /Telegrafi/
https://youtu.be/HrHIcxijW4I?t=269