Fillimisht iku Romina dhe tanimë edhe “Sofia” e re ka marrë të njëjtin vendim. Modelja Andonia Dobi ka vendosur të largohet nga Shqipëria.
Revista Who ka bërë publike arsyen pse ajo nuk do jetë e pranishme në Shqipëri në muajt pasardhës.
“Këtë verë do të jem jashtë Shqipërie, pasi më ka bërë ofertë pune një agjenci mode në Milano. Për momentin mendoj të zhvendosem atje për sezonin e verës, më vonë nuk i dihet”, ka thënë Andonia.
Bukuroshja 19-vjeçare u bë pjesë e stafit të “Zonë e Lirë” në prill të këtij viti, pas largimit të shumëpërfolur të Romina Alkut.
Kujtojmë që Romina u largua nga emisioni Zonë e Lirë për shkak se Çani e teproi me batutat nëse kishte fjetur ose jo me të.
“Sophie, kemi fjetur bashkë ne? Ë, unë s’mbaj mend”, ishte batuta që duket se nervozoi të fejuarin e Rominës, i cili pati dhe debate me Çanin. Bukuroshja braktisi emisionin duke mbyllur kështu nëntë vite karrierë si asistente në Zonë e Lirë.