Saul “Canelo” Alvarez mundi Jermell “Iron Man” Charlo me vendim unanim të gjyqtarëve të dielën pas mesnate në T-Mobile Arena në Las Vegas për të mbetur super kampion i botës i padiskutueshëm në peshën e mesme.
Alvarez, 33, tani ka një rekord prej katër fitore në po aq meçe kur lufton për të mbrojtur titujt. Kampioni i katër divizioneve bëri paraqitjen e tij të 24-të për titull botëror.
Charlo, 33 vjeç, u ngjit në dy kategori peshash për të luftuar me Canelon. Ai hyri në garë me një rekord prej 7 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim në luftimet për titull botëror.
Saúl – Canelo- Álvarez venció sin complicaciones a Jermell Charlo y se quedó con sus cuatro cinturones que lo avalan como el campeón absoluto de los supermedianos. pic.twitter.com/Lu6hvFM4ZB
— Bienvenido Carmona Jr (@Carmonaperez) October 1, 2023
Gjyqtari pari i dha pikët 119-108 në favor të Canelos, ndërsa për dy të tjerët rezultati ishte 118-109 për boksierin meksikan.
Saul “Canelo” Alvarez aktualisht ka 60 fitore, 2 humbje dhe 2 barazime, ndërsa 39 meçe i k mbyllur me nokaut. /Telegrafi/
‼️ Canelo Alvarez BEATS Jermell Charlo by unanimous decision to retain his undisputed WBA, WBC, IBF & WBO super-middleweight world titles.#canelo #boxing
— THE CANVAS CLUB (@the_canvas_club) October 1, 2023