Saul ‘Canelo’ Alvarez e ka rrëzuar katër herë Rocky Fieldingun duke e fituar në raundin e tretë meçin e zhvilluar në New York.
Meksikani Alvarez ishte favorit i madh dhe goditjet e fuqishme me dorën e majtë, e rrëzuan britanikun, një herë në raundin e parë dhe një herë në të dytin.
Një goditje me të djathtën në nofull ia shkaktoi Fieldingut rrëzimin e tretë në raundin e tretë, ndërsa goditja përfundimtare me të majtën i dha fund duelit.
https://www.youtube.com/watch?v=V0ft8g5xNH8
Në këtë mënyrë, Alvarez tash mban një titullin e një versioni minor të WBA në kategorinë ‘super’ të peshave të mesme. 28-vjeçari është kampion edhe në WBC dhe WBA në peshat e mesme
“Për fatin tim të mirë, ai erdhi për të sulmuar. Ky ishte gabimi që bëri dhe unë e bëra punën time”, ka deklaruar meksikani pas duelit.
Në duelin e zhvilluar në Madison Square Garden ishin të pranishëm yje, si aktori Bruce Willis, legjenda e tenisit John McEnroe dhe kampioni i unifikuar në kategorinë e peshave të rënda, Anthony Joshua.
“Me gjatësinë time, është dashur ta mbaja duelin më gjatë, në largësi. fitoi më i miri”, ka deklaruar britaniku. /Telegrafi/